Receta tradicionale e kadaifit me arra

Në festën e Fiter Bajramit një nga ëmbëlsirat që nuk duhet të mungojë në tavolinën tuaj është kadaifi. Kjo është një ëmbëlsirë turke, e cila kërkon shumë pak kohë për t’u përgatitur.

Më poshtë ju njohim me recetën tradicionale të kadaifit me arra:

Përbërësit

180 gramë kadaif
90 gramë gjalpë të shkrirë dhe të vakët



Për shërbetin

2 gota me ujë
100 gramë sheqer
1 lugë gjelle me lëng limoni

Për mbushjen

60 gramë arra të copëtuara

Përgatitja: 

Përzieni sheqerin me ujin. Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të marrë një valë.

Më pas uleni temperaturën dhe zijeni për 15 minuta. Shtoni lëngun e limonit dhe prisni 3 minuta përpara se ta hiqni tenxheren nga zjarri.

Ndizeni furrën në 180C. Hidheni kadaifin në enë shtoni gjalpin dhe përzijini me dorë që të garantoni një lyerje gjithëpërfshirëse të fijeve. Merrni një filxhan kafeje ose çaji dhe mbusheni gjysmën me kadaifin. Shtoni pak arra dhe më pas sërish kadaif. Shtypeni me duar dhe vendoseni kokëposhtë në një tepsi të lyer me pak gjalpë.

Vazhdoni me rradhë deri sa të jetë mbushur tepsia.

Futeni në furrë dhe piqini kadaifët e mbushur deri sa të marrin ngjyrë të artë. Hidheni shurupin e ftohtë menjëherë sapo ta keni nxjerrë nga furra. Mbulojeni mirë dhe lëreni kadaifin të përthithë shërbetin për 1-2 orë. Përpara se ta servirni, hidhni pak pluhur kanelle sipër nëse preferoni.

Previous ArticleNext Article