KreuCelebrity

Mbesa spikere e Mesila Dodës rrëfen: “ U rrita me tezen, mamaja më vdiq kur isha 3 vjec“!!!

Senada Jaho është folëse lajmesh në News 24, por në fillim ka qenë kuratore imazhi në Tv Klan. Një kapërcim I rëndësishëm ky në karrierë për mbesën e ish deputetes Mesila Doda. E ftuar tek “ Rudina“ ajo tregoi se ka një lidhje të fortë me tezen e saj, dhe arsyeja është e dhimbshme. Senada rrëfeu se ka jetuar me të në shtëpinë e gjyshërve pas vdekjes së të ëmës, kur spikerja ishte vetëm 3 vjec. Duke mos I mbajtur dot lotët, ajo tregoi dramën e vet.

“Mesila ishte ende e pamartuar dhe jetonim të gjithë bashkë për shkak të tragjedisë që unë kam pasur brenda familjes time. Mamaja ime ka vdekur shumë e re ,unë isha shumë e vogël, vetëm 3 vjeç dhe menjëherë vajta tek shtëpia e gjyshërve. Aty u rrita dhe kam marrëdhënie shumë të ngushta me të gjithë. Nuk kam shumë kujtime nga nëna ime. Mbaj mend kur më tregonte përralla, kur rrija shtrirë, doja gjithmonë të rrija pranë saj. Nuk mbaj mend shumë sepse kam qenë shumë e vogël. Por ajo është gjithmonë pranë meje”, tha Senada.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF