Pamje të rënda: Ishulli ka traditë të therë delfinë dhe balena; reagon ashpër modelja braziliane
Tradita e ishujve Faroe e ka detyruar modelen e njohur Alessandra Ambrosio të reagojë ashpër në një postim në Instagram. Sipas faqes “Save the Reef” në ishijt në fjalë që prej 1584-ës, është e ligjshme që delfinët dhe balenat të theren dhe ishulli me ngjyrën blu tipike të shndërrohet në një lumë gjaku prej vrasjes së gjitarëve ujorë.
“Si ka mundësi që kjo vrasje barbare e balenave dhe delfinëve të jetë ende e ligjshme. Kjo therje vjetore ndodh në Ishujt Faroe dhe deti tipik blu kthehet në ngjyrë të kuqe të tmerrshme për shkak të trupave të panumërt të balenave dhe delfinëve të vdekur. Mesa duket, kjo traditë që daton që prej vitit 1584 dhe është një aktivitet komunal ku të gjithë banorët vendas mblidhen së bashku për të masakruar qindra balena dhe delfinë.
Si vriten balenat? Peshkatarët hyjnë në ujë me anije dhe dhe menjëherë sapo delfinët dhe balenat afrohen ata i rrethojnë ata dhe i çojnë në drejtim të tokës për t’i ngulur shtizat e për t’i therur”, shkruhet ndër të tjera në postimin e bërë nga komuniteti.
Sakaq Ambrosio e ka cilësuar gjithçka si shokuese dhe shumë të trishtë, duke e shoqëruar postimin me pamje vërtetë të rënda.