Diva Adelina Ismajli do të rikthehet në duet me emrin që as na shkonte mendja

Diva e skënës shqiptare Adelina Ismajli do të rikthehet në muzikë dhe projekti i radhës mendohet se është një bashkëpunim. Emri i cili përflitet të jetë në krah të Ismmajlit në këngën e radhës është këngëtarja e re në moshë nga Kosova Rina Balaj, e cila është e njohur dhe numëron më shumë se 42 mijë ndjekës në Instagram.

Artistja e re ka publikuar një foto së bashku me Adelinën shoqëruar me mbishkrimin “Cila këngë mund të jetë”, duke ndezur kështu menjëherë komentet e fansave të tyre.

 

View this post on Instagram

 

Cila kong mundet me kon??😆 shume shpejt @adelinaofficiel 🍓🍓

A post shared by RINA (@balajrina) on

Bashkëpunimi mes dy emrave të njohur është konfirmuar në një farë mënyre edhe vet ylli i muzikës, e cila ka publikuar një foto në studio dhe krah menaxherëve të Rinës: Zzapnchriss.

 

View this post on Instagram

 

Amazing music creators! So happy to finally meet them 😃

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Ndonëse më herët gjatë një interviste në “E Diell” Ismajli pohoi se “Sa 1000 engjuj” ishte edhe kënga e fundit për të, mesa duket ajo e ka vështirë të heqë dorë kaq thjesht.

Previous ArticleNext Article