KreuStil Jetese

Zbulohen çiftet e para të “Dance With Me”; Ja kur nis spektakli i kërcimit

Ka nisur puna për edicionin  e ri të spektaklit të kërcimit mes personazheve VIP “Dance Ëith Me”. Edicioni i 6-të i shoë-t pritet të nisë transmetimin në fillim të muajit shtator, ndërsa mësohet se tashmë janë përzgjedhur dhe publikuar emrat e katër personazheve VIP.

Çifti i parë mësohet se është aktori Florian Agalliu dhe këngëtarja Era Rusi.

Ndërkohë çifti i dytë është  ish-velina e ‘Xing me Ermalin’ Kejvina Kthjella dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si ‘kaubojsi’.

Edhe ky edicion i spektalit do të moerohet nga Alketa Vejsiu nën regjinë e Vera Grabockës. Sakaq nuk dihen nëse në panelin e jurisë do të mbeten edhe këtë vit Valbona Selimllari e Robert Aliaj apo se kush do të jetë emri i tretë që është personazhi që ndryshohet më shpesh në juri.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF