La Clinique de Paris, rikthen trupin 10 vjet më të ri!

Zbuloni gjithçka rreth klinikës së famshme në botë, që tani gjendet në zemër të Tiranës!

Reklama më e mirë për një produkt është ai që e drejton. Dhe nëse do të takoni Felicita Gjuladin, drejtuesen e “La Clinique de Paris”, e cila prej dy vitesh operon edhe në kryeqytetin shqiptar, atëherë do të doni të dini shumë më tepër! Është 50 vjeç dhe ka një fizik perfekt, një fytyrë pa asnjë shenjë moshe  dhe lëkurë të shëndetshme! Çelësi i gjithë kësaj është terapia Anti Aging për të cilën kjo klinikë dhe themeluesi i saj Doktor Chauchard ka një famë që e tejkalon Europën e shkon deri në mbretërinë e Katarit. Pacientët e tij janë personalitete të njohur nga politika dhe showbiz-i; familja Mbretërore e Monakos, Rihanna, Halle Berry, Gwyneth Paltrow, e të tjerë personazhe që do t’i zbuloni në këtë intervistë për bordo.al

Për të gjithë të interesuarit këtë muaj ka një ofertë joshëse, që do t’u japë një fizik të adhurueshëm teksa dilni në plazh! Informohuni dhe drejtohuni në “La Clinique de Paris”, në zemër të ish-Bllokut (përballë dyqanit Vodafone në Bllok) për të pasur trupin e ëndrrave tuaj!

Sa kohë ka në Tiranë që është hapur klinika juaj dhe si është gjendur ne tregun shqiptar?

Eshtë një klinikë që ekziston në botë më shumë se 30 vjet dhe në Evropë është e para ajo e themeluar në Paris. Kemi klinika në Zvicër, Azi, ndërsa në Shqipëri/Tiranë është franchaise për më shumë se dy vjet. Në tregun tonë duam të arrijmë 3 deri në 5 perqind e njerëzve shqiptarë, gjithashtu presim edhe klientet që vijnë nga jashtë. Terapitë janë të njëjta si në Paris por çmimi është me lirë, gati deri në 40 -50 përqind. Pra meqënëse terapitë kushtojnë shumë në vende si: Itali, Zvicër, Francë, ne në Tiranë i sjellim më lirë, por sigurisht me të njëjtat rezultate.

Sa i përket pritshmërive tona, akoma është herët të flasim për tregun shqiptar, sepse jemi ende duke punuar në informim dhe do punë deri në mbërritjen në Klinikë. I njohin shërbimet por duhet të degjojnë dhe ta kuptojn çfarë bëjmë. Njerëzve u duhen shumë shpjegime ta kuptojnë se çfarë bëjmë.

Cilat janë shërbimet që e bëjnë të veçantë këtë klinikë?

Ka disa terapi, për të cilat njihet nga e gjithë bota. Themeluesi i klinikës Doctor Chauchard është endokrinolog, doktor per mjekësinë sportive dhe Biolog. Ajo çfarë bëjmë në klinkën tonë është parandalimi i sëmundjeve, ngadalësojmë plakjen (anti aging), aplikojmë terapinë hormonale (replacement terapy). Këto janë pikat e forta të klinikës, por ndërkohë kemi çdo gjë tjetër nga detox, dobësim dhe terapi të tjera qe janë si pasoje e rezulatateve qe kemi gjetur tek pacientët tanë. Shumë njerëz marrin konsulta, marrin test gjaku, që ne të shohim çfarë mund të riparojmë. Rikthejmë trupin 10 vite më të ri, pra rinovojmë metabolizmin.

Trajtimet janë afatgjata? Për sa kohë jua shohin frutat pacientët këtyre shërbimeve?

Kemi terapi të shpejta si Detox: për 3 ditë humbet deri 5 kg, pastrojmë gjakun dhe zorrët nga parazitët. Më pas gjykojmë nëse kemi nevojë për dobësim: brenda muajit 10 kg i dobësojmë në mënyrë të shëndetshme një pacient.

Terapia hormonale zgjat 3 muaj si cikli i hormoneve (cikli natyral i hormoneve është 3 muaj), që të kemi rezultate dhe bëjmë teste nëse duhet ta vazhdojme ose jo. Kjo terapi quhet ndryshe HRT (Hormone Replacement Therapy).

Terapia Anti Aging – për të merren suplemente nga goja dhe në vene. Për një terapi duhet bërë testi i gjakut paraprakisht dhe kur mbaron terapia shihen rezultatatet me anë të një testi tjetër. Terapia zgjat një vit.

Pozicioni juaj është ai i drejtueses, por ju vetë jeni shembull i këtyre trajtimeve. Mund të na tregoni diçka më tepër rreth sektretit të energjisë tuaj?

Punoj për doktor Chauchard për më shumë se 11 vjet, jam një shembull se jam në terapi hormonale gjithë jetën. Që vajzë kam pasur ‘policistic ovaries syndrome’ ( prania e shumë kisteve në vezore), jam mjekuar që herët, kam marrë mjekim të gabuar derisa njoha doktor Chauchard. Kam qenë 100 kg në moshën 19 vjeçare, pastaj kalova anoreksike, 45 kilogramë. Në moshën 21 vjeçare fillova te ushtrohem në palestër dhe vijoj edhe dita sot, 6 herë në javë.

Kur e kam takuar doktorin më ndryshoi terapinë se ishte e gabuar, nuk kam shtuar më kilogramë prej andej. Kjo sindromë kurohet me Terapi Hormonale! Balanci mes ushtrimeve dhe ushqimeve është çelësi. Tashmë që po shkoj 50 vjeç dhe po hyj në fazën e Menopauzës, duhet të marr terapi hormonale, gjthashtu një diete të personalizuar. Kur lëvizin hormonet para dhe post menopauze, ne me terapinë tonë rikthejmë hormonet siç ishin më përpara menopauzës dhe i mbajmë në atë nivel. Këtu vjen energjia bashkë me proteinat, suplementet që marrim në venë. Këtu përfshihen dhe aminoacidet. Nga goja ne marrim vetëm 20 përqind të lëndës, prandaj  terapia konsiston në ushqyerjen e organizmit në venë. Marrja në venë e suplementeve quhet Micronurition. Në moshën 50 vjeçare duhet të mbajne qelizat ekzistuese në nivelin e duhur, të krijojmë qeliza të reja, pra të jenë më afatgjatë. Organizmi prodhon çdo ditë 300 million qeliza të reja. Për këtë ushqimi duhet të jëtë perfekt!

Është e vështirë kjo lloj terapie? Cili është ritmi i saj?

Unë jam gjithmonë me ‘intermediate fasting’,  17 orë pa ushqim, vetëm ujë ose kafe. Kjo terapi konsiston në 16 orë pa ushqim dhe 8 orë me ushqim. Unë ha ne orën 8 në darkë dhe filloj të ha pas orës 12 të nesërmen. Bëj ushtrimet në mëngjes dhe pi ujë deri në orën 1, ushqime pa sheqer, kafe pa sheqer. Jam në ‘Keto’ dieta  e krijuar nga doktori, marr proteina dhe 5 përqind është karbohidrate, ushqehem me dhjam të mirë; vaj ulliri, vaj kokosi, avocado. Duhet të dimë dhe alergjitë dhe intolerancat ushqimore. Marr aminoacide dhe proteina, në venë 1 herë në javë.

Brenda detox kemi lëngje ditën e parë, dita e dytë lëngje me terapi intravenoze, dita e tretë lëngje me klizmë me kafe. Kur bëj micronutrition atëherë aplikoj terapinë në venë, nje herë në javë përmban aminoacide, herën tjetër proteina dhe kripëra minerale. Është nje ‘lifestyle’ i kushtueshëm.

‘Fat burns fat’, me këto dieta , pastrohet organizmi dhe e çojmë në ketozë, kur s’kemi më karbohidrate, në këtë mënyrë organizmi ushqehet me dhjamin qe kemi brenda.

Bëjmë konsulta 50 euro, marr anamnezen, bëj intervistë me pacientin, më tregojnë ditën e tyre, sa hanë, sa ushtrohen, sa urinojnë dhe gjej gabimet e tij dhe jap keshilla si duhet të jetojnë më shëndetshëm.

Detox dhe dieta është balance midis proteinave, karbohidrateve, kripërave minerale, vitamina, calcium, magnzium.

Në këtë prag vere cili është shërbimi më imediat që do t’ju rekomandoje pacientëve tuaj apo dhe lexuesve tanë?

Në qershor kemi oferte detoxi që kushton 190 euro nga 250, sepse duam t’i japim mundësi sa me shumë njerzve ta pastrojnë dhe hidratojnë organizmin në verë, që pijnë më shumë pije alkolike dhe kanë më pak energji.

Sepse në verë është dhe problemi i ushqimeve, i plazhit, prandaj detoxi është ë rëndësishëm për energji. Kemi detox për ‘jet lag’, rikuperim të organizmit, për pagjumësinë, libidon, hangover, freski etj,.

Humbet 3 kg brenda 3 ditëve detox nëse është mbipeshë, nëse ke peshë optimale nuk humbet ose vetëm 1 kg.

Kemi pare që bashkëpunoni me emra të njohur në fushën e mjekësise në botë. Mund të përmendni disa prej tyre?

Emra të njohura klientesh janë pafund sepse klinika është klinika e VIP-ave e Princave, doktori është doktor i familjes mbretërore të katarit, monakos, menaxherët, sportistët, psh Maradona, pacient I doktorit , kemi Jackie Chan, Claude Van Damme, Rihanna që merr terapi intravenoze,  Gwyneth Paltrow, Halle Berry, se kanë një jete të ngarkuar nëpër koncerte dhe u duhet energji.

Nuk ka shendet hormonal pa ushtrime, sepse është mënyra natyrale të mbajmë muskulaturën. Ajo është e lidhur me trurin, i cili kur merr info që trupi bën jetë sedentare fillon shëndoshet, dhe plaket sepse ngadalësohet çdo gjë në trup. Ne ngrejmë nivelin hormonal, i ushqejmë njerëzit si duhet, çdo gjë është e lidhur me hormone, ne jemi ekspert për këtë pjesë. Nëse merr terapi hormonale të gabuar ndodhin gjera të pa riparueshme në organizëm. Unë e kuptoj friken e njerëzve, por ne kemi një eksperiencë 30 vjeçare në botë, jemi te certifikuar! Asgjë s’bëhet pa bërë analiza, ekzaminime, derisa sigurohemi qe personi ka nevoje per terapi dhe për çfarë mase duhet marrë.

“La clinique de Paris në gjithë botën është e njohur si Çelësi i rinisë!

 

 

 

Previous ArticleNext Article