KreuCelebrity

Orlando Bloom prej tre vitesh mban në shtëpi skeletin e qenit të ngordhur!

Përgjithësisht njerëzit janë shumë të apasionuar pas kafshëve shtëpiake, duke krijuar një lidhje tejet të ngushtë me mikun special.

Duket se aktori i famshëm Orlando Bloom ka qenë aq i lidhur me qenin e tij, sa e ka patur shumë të vështirë ta pranojë kur katërputrorshi u largua nga kjo botë. Ylli i “Lord of Rings”, ka mbajtur në shtëpi Sidin (qenin) për 12 vite dhe kur ai ngordhi në vitin 2016 pas një problemi me veshkat, aktori i famshëm vendosi t’ja ruajë skeletin brenda një xhami në ambientet e shtëpisë së tij.

“Dëshiroj t’i them çdo natë natën e mirë. Ai është një shoqërues i mirë, dhe unë jam dëshpëruar shumë kur vdiq. Unë ende e kam skeletin e tij dhe ai vazhdon të qëndrojë me mua”, ka treguar Bloom për revistën “Dog’s Monthly”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF