Pse iku Irina Shayk nga shtëpia? Çfarë nuk shkonte mes çiftit?

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë ndarë zyrtarisht pas 4 vitesh lidhje. Çifti i famshëm mësohet se kishin probleme në lidhjen e tyre e sidomos pas muajit shkurt të këtij viti. Siç është mësuar, ishte pikërisht Irina ajo që i dha fund lidhjes së tyre pasi nuk ndihej e lumtur.

Sipas Page Six, ata nuk kishin shumë gjëra të përbashkëta.

Ata nuk kanë blerë asnjëherë diçka të të re për shtëpinë në California. Ishte thjesht shtëpia e Bradley-t Ata nuk bënë asnjëherë plane së bashku. Ata madje nuk vendosën të martoheshin edhe pas ardhjes në jetë të vajzës. Madje Lea, ishte arsyeja pse ata tentuan disa herë ta bënin lidhjen të funksiononte, edhe pse nuk ia dolën”,-është shprehur një burim për Page Six.

Ajo që mund të thuhet pas ndarjes është fakti se çifti janë ndarë miqësisht me njëri-tjetrin dhe po diskutojnë për kujdestarinë e vajzës.



Previous ArticleNext Article