KreuStil Jetese

Nga macja e zezë te parfumi, zbulohen 5 fiksimet e Xhemi Shehut

Xhemi Shehu në përmbyllje të këtij edicioni të “Portokalli” ka ndarë me publikun disa sekrete të “Sekretet e Portokallisë”. Të dielën në mbremjën prezantuesja e disa sezoneve të show-t të humorit ka zbuluar se ajo ka disa fiksime e besëtytni të cilave i beson e i qëndron besnike.

Nga macja e zezë te parfumi që përdor ja cilat janë ato:

1- Xhemi kur vjen në punë në Top CHnanel parkon gjithmonë në njërën anë të parkimit. Nës endodh që ajo anë të jetë e zënë, ajo pret sa të lirohet ndonjë vend, por kurrsesi nuk parkon në anën tjetër.

2- Në ditët kur regjistrohet “Portokalli”: të premten dhe të shtunën, Xhemi mban gjithmonë të njëjtën çantë, pak rëndësi ka nëse ajo i shkon apo jo me veshjen.

3- Ka 2 palë atlete q ëvesh gjithmonë në ditët kur ka regjistrim sepse me ato i ka ecur mbarë. Nëse vesh apo merr diçka të re që nuk e ka mbajtur më parë dhe diçka i shkon keq, Xhemi nuk i përdor më kurrë ato gjëra.

4- Nëse i del macja e zezë përpara Xhemi ndërron rrugë. Madje njëherë që ka menduar se kkjo bestytnia e maces së zezë nuk ka vlerë dhe ajo ka vazhduar rrugën, gjyshi i sja ka ndërruar jetë.

5- Të premte, të shtunë, kur regjistron “Portokalli”, Xhemi përdor gjithmonë të njëjtin parfum.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF