Për herë të parë, Pirro Çako flet për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën!

Pirro Çako nuk është vetëm! Kantautori si rrallë herë ka folur për jetën e tij private, teksa ka qenë pjesë e rubrikës “Për drekë me mua” në emisionin “E Diela Shqiptare” në një ‘garë’ gatimi mes Artjola Toskës dhe Mirela Milori.

Drekën e kësaj të diel e shtroi artistja e muzikës popullore, ndërsa ka qenë dietologia Blerina Bombaj ajo që e ka ngacmuar Çakon për jetën private. “A je i lidhur me ndonjë gocë? Sqaroje gjithë këtë publik, gjithë këto goca të reja beqare që janë të interesuara ta dinë.”

Ndërkohë artisti i muzikës u përgjigj: “Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht jam në një shoqëri shumë të mirë, ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjë.”, duke pranuar kështu për herë të parë se ka dikë në krah.



Pirro Çako ka qenë i martuar me sopranon e njohur Inva Mula, me të cilën ka edhe një djalë të rritur të quajtur Anthony.

Previous ArticleNext Article