KreuCelebrity

Si rrallëherë, Elvana Gjata publikon pamje me të atin!

Jetën e saj private ajo ka zgjedhur ta mbajë të tillë që në hapat e parë teksa bëhej e famshme.


Çështjet e zemrës, e familjarët duket se për Elvana Gjatën janë tejet të shtrenjtë e si të tillë, këngëtarja dëshiron t’i mbajë për vete duke mos i ndarë me publikun.


Këtë të dielë, artistja e njohur e ka kaluar me prindërit, ndonëse destinacionin nuk e dimë, nga fotot e videot e postuar në instastory, duket se Elvana ka pushuar në bregdet!


Si rrallëherë bukuroshja e skenës ka postuar një video të shkurtër, teksa duket e përqafuar me të atin.


Sa i përket karrierës, 33-vjeçarja po tenton fort që të depërtojë tregun ndërkombëtar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF