Tani flet vetë Anxhela: “ Si qëndron e vërteta e ndarjes..“!!

Mediat rozë po ziejnë prej ditësh nga lajmi I ndarjes së saj me bashkëshortin Dragos Savulescu, dhe problemet që ai ka me drejtësinë. Anxhela Martini ka preferuar ta sqarojë vetë situatën ( varianti i saj, nga revista Who).

“Katërmbëdhjetë vite më parë, në vitin 2005, shteti rumun hapi një çështje gjyqësore ndaj bashkëshortit tim, për pretendimin ligjor të një toke. Kjo ngjarje e ka zanafillën 17 vjet më parë, kur ai ishte 28 vjeç. Pavarësisht se është figurë publike dhe biznesmen i njohur në Rumani, kjo është e vetmja çështje kriminale në të cilën ai është përfshirë gjatë gjithë jetës së tij. Kjo çështje është hapur për arsye tërësisht politike, kur u prek një nga bizneset e tij. Bëhej fjalë për një sajesë dhe lajm të fabrikuar. Marrëveshja e bërë nga bashkëshorti im ishte e gjitha konform ligjeve rumune, gjë që e konfirmoi më vonë edhe gjykata, ku u vërtetua se dëmi ishte zero, pra, nuk kishte ekzistuar kurrë. Të gjitha detajet për çështjen e bashkëshortit tim janë botuar rumanisht në faqen e tij në “Facebook” dhe në blogun e tij, që prej datës 5 mars të këtij viti. E njëjta e vërtetë është botuar edhe sot anglisht dhe i ftoj të gjithë të interesuarit për këtë temë, që ta lexojnë me kujdes, për ta kuptuar si duhet.“.

Me këtë postim, Anxhela e sqaroi dhe punën e ndarjes! “Unë dhe im shoq nuk jemi në proces divorci, nuk po ndahemi. Ne duhemi më shumë se kurrë“, thote ajo!!!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article