Arti italian në zi; ndahet nga jeta legjenda e kinematografisë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktorja e njohur italiane Valeria Valeri.

Ylli i spikatur i kinematografisë me një sërë rolesh të rëndësishme në teatër e ekran, ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës në moshën 97-vjeçare.

Lajmin e e trishtë e ka dhënë Chiara, vajza që aktorja e ndjerë ka nga martesa me aktorin Enrico Maria Salerno.



Dalja e fundit publike e Valeri-t ka qenë në 2016-ën në puntatën e parë të edicionit të 3-të të “Sogno e Son Desto”, emisionit që transmetohej të shtunave në Raiuno.

Previous ArticleNext Article