KreuArt

Fatjona Lubonja/ Një ditë të bukur vere

Fatjona Lubonja/ Një ditë të bukur vere

 

Një moment në plazh ku era e misrit të pjekur ishte aroma më e preferuar dhe komedia e ditës i dhuronte surpriza të habitshme plazhistëve dembelë.

Vera e nxehtë kishte vendosur të kishte një ndjenjë humori atëditë. Nxehtësia primitive ishte vërshuar mbi trupat e plazhistëve. Çadra shumë të mëdhaplazhi kthyer në

destinacionet më të preferuara për shumë njerëz duke u përpjekur t’i rezistonin të nxehtit nga dielli mbi kokat dhe rërën nën këmbët e tyre. Era e misrit të pjekur herë pas here përzihej me tymin e zjarrit dhe të gazolinës, me parfuminine djersës së plazhistëve, dhe aromën e kripur të detit. Kishte raste që kjopamje shastisej kur shitësit e misrave të pjekur papritur shpërthenin në një luftë verbale, duke lënë pa ndrojtje frustrimin e tyre me zë të lartë. Dukej se të gjithë shitësatambulantë zbarkuan në atë ditë plazhi.

Papritmas plazhistët u rrethuan nga tregtarë shumëllojësh dheshumëngjyrësh. Padashur, bujaria e nje turisteje i tërhoqi jo vetëm shitësit e misrave të pjekur, por të gjithë marketingun e plazhit që shiste rrobe banje, fruta tëfreskëta, perime, letra bixhozi, balona, kokoshka, libra, copa per perde, thana, dheshumë të tjera. Shitësit demostronin me elegancën e vapës duke vrapuar nga njëombrellë në një tjetër, ndërsa mbanin mallin në duart e tyre apo shpatullat e tyre. Disa të tjerëe kishin zgjidhur problemin duke përdorur biçikleta dhe disa që kishin menduaredhe më thellë, kishin sjellë gomarin e tyre. Papritur plazhistët u bënë spektatorët e njëkomedie të vërtetë.

Jeni amerikane – zonja ulur në një karrige plazhi pranë pyetivajzën. Ajo buzëqeshi ndërsa pohoi me një lëvizje koke, e pamundur përtë vazhduar ndonjë bisedë, pasi një tregtare fallxhore ndaloi midis çadrave të tyredhe pyeti nëse dëshironin të dinin të ardhmen me magjinë e dorës apo horoskopit.

Jo faleminderit – thanë ato duke qeshur dhe habitur që kishte dhemagjistare në këtë biznes plazhi.

Mirëmëngjes – një djalë i ri më përshëndeti pasi fallxhorja u largua. A doni të dëgjoni ndonje çikë muzikë? Pa patur as kohë të përgjigjeshin ai filloiduke luajtur klarinetën e tij.

Në habinë e tyre ky adoleshent filloi të luajë klarinetënshkëlqyeshëm. Tingujt e klarinetës mbushën ajrin përreth dhe ndaloi edhe misërpjekësitpër një moment, duke harruar nxehtësinë e vëres. Por nuk ishte mjaftueshëm, papritmas një djalë akoma më i ri e ndoqi duke luajtur daulle. Ishin aq të eksituar nga muzika e tyre sa harruan që ishin në plazh. Pushuesit të ç’orientuar me çadrat e tyre u hutuan me gjithë atë muzikë live “tallava” në ombrellat e tyre. Një djalë i dobët, pothuajse fëmijëpranë tyre filloi vallëzimin me pasion sipas ritmit. Kockat dhe gjymtyrët e tijmorën forma qesharake,ndërsa goja vesh më vesh ekzagjeronte të qeshurën duke u dehurnë kënaqësinë e vallëzimit të vet.

Papritmas muzika u ndërpre nga një zhurmë me zë të lartë. Njëturmë e madhe fëmijësh ishte duke ecur në drejtim të disa kafshëve. Shumë plazhistë u hutuan nga zhurma e fëmijëve të çoroditur të pasigurtë se çfarë po ndodhte, osendoshta nuk mund të besonin se çfarë situate ishte me të vërtetë. E pabesuesheme, ishte njëarush që kërcente dhe një kalë i vogël qe i vinte nga pas. Çudia nuk kishte fund në atëplazh. Një shfaqje sensacionale ishte duke u zhvilluar para plazhistëve me çadrat e tyre. Ata të habitur sikur kurrë nuk kishin parë një ari në jetën e tyre, jo më një ari qëkercente dhe zbaviste dynjanë. Ariu kërcente duke u rrotulluar nga një putër në putrëntjetër sipas ritmit të muzikës. Fëmijë apo të rritur nuk kishin të ngopur nga njëshfaqje e tillë. Ariu definitivisht kishte fituar statusin e tij të famshëm vip. Pasi kërceu sa plasi, rrotullohu, rrutullohu, më në fund u ndal dhe vendosi të mos kërcejë me njëmënyrë kokëfortësie, duke injoruar kërkesat e fëmijëve për më shumë. Të bindur se ariu nuk dëshironte më të kërcente, ahengxhinjtë ndaluan muzikën dhe pasuan ariun nërrugëtimin e tij kushedi se ku. Ndërkohë turma e zhurmshme e fëmijëve e ndiqte e pakënaqur.

E pakënaqur ishte dhe zonja që ju afrua prane. Në këtë rast ishtenëna e saj që ju ul pranë.

Kam parë një ëndërr, i tha ajo. Ma lexo pak këtë libër, – vazhdoiajo duke i zgjatur librin.

Papritur, dita u shndërrua edhe më e pakuptimtë sa e bëri atë tëqeshë me gjithë shpirt.Vapa e rëndoi në rraskapitje duke i shtuar leximin e librit me njëshpjegim për interpretimin e ëndrrave të nënës së saj.

Dëshiron që unë të lexoj Froidin? pyeti ajo me habi duke shfletuar librin që dukej sikur po djersiste si ajo vetë nga vapa e tepërt.

Ajo filloi të lexonte me zë shpjegimin e ëndrrave me konfidencen e një fallxhoreje që papritur u bë pjesë e asaj sinfonie zërash. E imagjinoi veten shumëqesharake, por më groteske, e kënaqur.

Dita vazhdoi ashtu si ajo filloi, ndërsa dielli u zhvendos aty kuputhej qielli dhe deti. Shumë familje zbrazën çadrat e tyre për një pushim ngadembelizmi i ditës ndërsa shitësit vazhduan tregtinë e tyre të rraskapitur. Hijet e tyretashmë ishin stërgjatur në rërën akoma të ngrohtë ndërsa vajza spektatore vazhdonte tëargëtohej me aromën e misrave të pjekur dhe zërin e saj në shpjegimin e ëndrrave.

©Fatjona R. Lubonja

Dr. Lubonja është autore dhe studiuese në fushën e Edukimit dhe Neurologjisë Shkencore. Ajo është Fellow në institutin prestigjoz të studimeve të trurit “Zuckerman Brain & Mind Institute, Columbia University, New York”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF