Nuk e heq nga trupi; aksesori i preferuar i Arbanës këto pushime!

Pas mbylljes së sezonit të “Dua të të bëj të lumtur” Arbana Osmani ka marrë pushimet në kuptimin e plotë të fjalës.

Prej disa ditësh moderatorja po pushon në ishujt e Greqisë, ndërsa nuk dihet se nën shoqërinë e kujt ndodhet.


Arbana ka postuar herë pas here foto në rrjetin social instagram, teksa duket e relaksuar pas një sezoni të gjatë e intensiv pune.


Herë në shezllong, e herë në vendet piktoreske ku 36-vjeçarja po kalon pushimet, duket se një aksesor, ajo e ka shumë përzemër. Me rrobebanjo, fustan, pantallona a këmishë, kapelja prej kashte në kokën e Arbanës, duket se nuk mungon asnjëherë.


Kapelja “papier hat”, përveçse e mbron nga rrezet e diellit, i ‘vesh’ edhe një stil ‘country’ vajzës së njohur të ekranit, e jo më kot ajo e ka pjesë të preferuar në garderobën e saj të pushimeve, e jo vetëm.


Sa i përket karrierës, Arbana Osmani njoftoi se do të rikthehet sërish në ekran në tetor, ndaj deri atëherë le të shijojmë fotografitë në instagram.

Previous ArticleNext Article