Bashkë me vajzën e porsalindur, ju prezantojmë me portretin familjar të Erion Bogdanit

Sportisti i njohur Erion Bogdani ka publikuar për herë të parë foton e familjes së tij, e cila vetëm 4 javë më parë është shtuar me një pjestare të re.

Ish-futbollisti ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto në krah të bashkëshortes Rossella, djalit Aleksandër tashmë 8 vjeç dhe vajzës së vogël Alice.

Të katërt bashkë, ky portret i familjes Bogdani është një foto e veçantë dhe kaq e bukur e ndarë edhe me miqtë në rrjetet sociale.

Erion Bogdani, një ndër futbollistët më të spikatur të fushës së blertë, është martuar 9 vite më parë me juristen italiane të quajtur Rossella dhe u bënë prindër për herë të parë në 23 qershor të 2011-ës me djalin Aleksandër, ndërsa më 20 maj të këtij viti çifti mirëpriti në jetë vajzës që vendosën ta quajnë Alice.

Previous ArticleNext Article