KreuCelebrity

Dasmë në shtator, puthje në studio; Jonida Vokshi interviston partnerin dhe u zbuluan shumë të pathëna!

Sonte në mbrëmje në kanalin T në Digitalb do të transmetohet programi “Personale” nën moderimin e Jonida Vokshi.

Duket se kjo puntatë do të jetë “Personale” në kuptimin e plotë e të parë të fjalës, pasi i ftuari që do jetë përballë bukuroshes Vokshi sonte në mbrëmje do të jetë partneri i saj Besnik Krapi.


Moderatorja ka ndarë një pjesës nga programi, ku me ‘krenari’ shkruan se ja doli të vërë në siklet Besnik Krapin.
I emocionuar, sikletosur, ndoshta dhe jo fort komod, dhëndri nga Kosova ka shkaktuar mjaft të qeshura teksa i përgjigjet pyetjeve të moderatores, e cila duket më komode dhe e relaksuar duke qenë nē habitatin e saj.

 

 

Jam shume e lumtur qe me erdhi dita ta ze ngushte e ta ve ne siklet @besnikkrapi ❤️Neser ne 20.00 ne T-HD nje @personale_digitalb ,qe sic degjohet e ne video, nga regjia qe e kane xhiruar, te qeshura plot?

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Çifti do të martohet këtë shtator, dhe zgjodhën ta zbulonin ngjarjen e rëndësishme pikërisht në programin e Jonidës, e po ashtu nuk mungoi as puthja në studio, e shumëçka tjetër që me siguri do të thuhet sonte në “Personale”.

 

 

Nesër në @personale_digitalb me ma t’bukuren prej t’bukurave @jonidavokshiofficial ❤️ … p.s. e kom ndërpre disa here xhirimin prej sikletit ??? #personale #thd #digitalb

A post shared by besnik krapi (@besnikkrapi) on


Nuk e dimë ju, por ne u bëmë mjaftueshëm kuriozë për të parë se ç’ka ‘gatuar’ çifti më i ri showbiz-it në studion e programit.


Jonida Vokshi bëri publike historinë e saj të dashurisë pak javë më parë, teksa e ftuar në programin “Xing me Ermalin” ajo rrëfeu se prej disa kohësh, ja ka rrëmbyer zemrën aktori dhe producenti nga Kosova Besnik Krapi.

Tani jemi gjithë sy e veshë për dasmën në shtator!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF