E rrallë/ Rrëfimi personal i Lori Hoxhës, për ankthin e panikun!

 

Është e vërtetë që përgjithësisht në rrjete sociale njerëzit postojnë vetëm momente, situata, foto e përjetime të bukura.

Ama pse jo, pse të mos jemi të vërtetë me të gjitha ngjyrat që secili prej nesh ka gjatë jetës. Lori Hoxha është një ndër influencueset më të njohura shqiptare, e cila numëron 777 mijë ndjekës.

Pak minuta më parë trashëgimtarja e Top Media ka bërë si rrallëherë një postim ku rrëfen një periudhë të errët që duket se ajo ka kaluar fiks një vit më parë.

“Fiks një vit më parë, kam postuar shumë pak foto në Instagram sepse po kaloja periudhën më të vështirë ndonjëherë me ankthin dhe panikun. Faleminderit Zotit për ndryshimet dhe rritjen”; ka shkruar Lori përbri disa fotove të cilat duket se janë shkrepur vitin e kaluar.

Aktualisht 25-vjeçarja po kryen studimet në Londër, ndërsa në jetën personale prej disa muajsh po qarkullojnë thashetheme se është ndarë nga i dashuri Vis Bajraktari.

Previous ArticleNext Article