Ngjyra e flokëve që po çmend YJET botëror!

E pavendosur për ngjyrën e flokëve këtë sezon; pse nuk provon ngjyrën bronde?!

Jeta është e mbushur plot me dilema e shpesh gjendemi përballë dy zgjedhjeve krejt të kundërta, duke harruar që ekziston ajo që quhet ‘e arta’, e mesmja…

Por le të mbetemi tek flokët; duket se ky sezon ka si kryefjalë ngjyrën, as bionde e as brune, por atë që rri në mes e që quhet ngjyra bronde. Brond është nuance që krijohet nga përzierja e ngjyrës së verdhë me atë kafe.



Yjet e famshëm botërorë janë fiksuar pas kësaj tendence, duke nisur që nga J.lo, Jessica Alba, Beyone e deri tek Sarah Jessica Parker të cilat tregojnë me krenari nuancën e ëmbël të flokëve të tyre.

Nëse jeni ende të pavendosura se si do ta rifreskoni pamjen tuaj këtë sezon, pse nuk e provoni brond-en?!

Previous ArticleNext Article