KreuCelebrity

Nuse në Kosovë! 6 bukuroshet e Shqipërisë që i ‘rrëmbyen’ çunat e Kosovës!

“Do t’sjell krushq djemt e Prishtinës, lahuta o prej Dukagjini…”, do të këndonte rreth dy dekada më parë Sabri Fejullahu me Ledina Çelon këngën “Ma ke prish gjumin e natës”, e cila u kthye shumë shpejt në një prej hiteve që ende sot i ka rezistuar kohës. Me siguri Ledina as që do ta mendonte asokohe që do të ishte pikërisht një djalë nga Kosova që do t’ja prishte gjumin e natës; e disa vite më vonë këngëtarja simpatike do të shkonte nuse në Kosovë. Por ‘fatin’ e Ledinës e kanë patur edhe disa prej vajzave të njohura të ekranit, të cilat shpirtin e tyre binjak e gjetën tek djemtë e Kosovës.

Ledina Çelo: Prej 8 vitesh ajo është zonja e Naim Kabashit, kampionit të kick-box-it, i cili është me origjinë nga Kosova. Kabashi dhe Çelo kanë një lidhje të gjatë dashurie por vendosen të kryejnë ritin e martesës vetëm 8 vite ma parë; ndërsa sot ata janë prindër të dy fëmijëve, Erlisit 7 vjeçar dhe vajzës Periana 4 vjeçare.

Jonida Vokshi: Një ndër vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare, e ‘çoi’ zemrën në Kosovë. Jonida Vokshi dhe partneri i saj, aktori dhe producenti Besnik Krapi do të kurorëzojnë historinë e dashurisë në shtator të këtij viti. Nuk e dimë nëse Jonida do të vendosë të shkojë nuse në Prishtinë, apo do të vijë Besniku dhëndër në Tiranë.

 

Rudina Magjistari: Historia e Rudinës me atë që sot është bashkëshorti i saj e njëkohësisht babai i vajzës Mia, ka nisur nëpërmjet një mesazhi në facebook. Në  një kohë kur një emri të njohur si Rudina mund t’i vijnë qindra mesazhe nga dashamirës, fati deshi që pikërisht përshëndetjes së boksierit Xhavid Bajarmi ajo t’i kthente përgjigje. Dhe ja ku janë sot të martuar e me një vajzë të vogël 2 vjeçare; duke formuar një familje të bukur e me shumë dashuri.

 

Marina Vjollca: Simpatizantët e saj kanë qenë të shumtë; e kush nuk do ta dëshironte një bukuroshe kaq të ëmbël sa Marina në fund të fundit! Por vetëm njëri e fitoi ‘trofeun’ e ai do të ishte Getoari. Megjithatë bukuroshja e ekranit nuk ja ka bërë fare të lehtë këngëtarit të njohur, duke e detyruar Getin të tentonte vazhdimisht e vazhdimisht deri në takimin e shumëpritur. Duket se reperi ja kishtë vënë syrin moderatores së ëmbël të Top Channel e nuk u dorëzua derisa ja fitoi zemrën. Prej një viti Marina dhe Getoari shijojnë bashkëjetesën si çift i martuar.

Ulpiana Lama: Origjina e prindërve të saj është nga Kosova, e ndoshta kjo ka bërë që Ulpiana të tërhiqet nga prishtinaliu Ardian Lama. Të martuar prej shumë vitesh çifti jeton dhe punon në Kosovë, ndaj vajza e Tiranës ka lënë qytetin e saj të lindjes dhe ashtu siç e do tradita ka shkuar pas së shoqit.

Diola Dosti Baftiu: Nutricionistes së njohur gjithashtu ja ka vjedhur zemrën një djalë nga Kosova. Gjinekologu Dardan Baftiu ja vuri syrin bukuroshes në Tiranë disa vite më parë dhe bëri çmos ta bënte bashkëshorten e tij. Sot çifti jeton dhe punon në Prishtinë ku secili ka angazhimet e tij profesionale ndërsa jeta i ka buzëqeshur duke i dhuruar 3 vajza.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF