Veterani i luftës takon të dashurën e rinisë pas 75 vjetësh: “ Të kam dashur gjithmonë“!!!

Duket si film, por në fakt është historia e vërtetë e dy të dashuruarve që nuk e harruan kurrë njëri tjetrin, edhe pse i ndau koha dhe një oqean I terë në mes! Vetëm falë stacionit televiziv, France 2, K. T. Robbins dhe Jeannine Ganet, u rigjetën sërish. Në 1944-tën, Robbins ishte ushtar I trupave amerikane i dërguar në një fshat të Francës. Atje u njoh e u dashurua me Jeannine-n, asokohe 18 vjec ( edhe ai po aq). Dy muaj më vonë, K.T. u zhvendos bashkë me bataljonin e tij në një rajon tjetër të Francës. I tha se mund të rikthehej tek ajo, por nuk ndodhi asnjëherë. Ai u kthye në SHBA dhe u martua. Megjithatë, nuk e harroi kurrë. E ndersa mendonte se ajo kishte vdekur, gazetaret zbuluan qe gruaja ishte gjalle! Kur u ritakuan tani, ai i tha dashurisë së vjetër ( që sot është 93 vjece dhe me 5 fëmijë) se e ka dashur gjithmonë, dhe se ajo kurrë nuk i kishte dalë nga zemra!!!

Ajo tha se e ka menduar gjatë gjithë kohës, dhe e kishte pritur pas luftës. Kam qarë shumë, rrëfeu francezja, ndërsa kur e pa pas kaq shumë vitesh, pyetja që I bëri ishte: “Përse tu desh kaq shumë që të kthehesh??“!!

Previous ArticleNext Article