KreuCelebrity

Bes Kallaku ironizon Elisa Spiropalin; “Lele kaçurrele”

 

Referuar ngjarjeve të fundit rreth anulimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta, deputetja Elisa Spiropali ka shkruar nja status në rrjete sociale ku ka përmendur aktorin Bes Kallaku.

“E gjeta konsensusin te këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar. Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë jo Bes Kallaku i ‘Portokallisë’. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin por edhe për të mos harruar gazin”; ka shkruar Spiropali në statusin e saj.

Ndërsa nuk ka vonuar reagimi i aktorit të humorit i cili i kujton asaj se nuk është Besi i Portokallisë, por i Ijes (gjyshes).

“Lele, kaçurrele ti… Më falni për vonesën por po lexoja ‘Historia de vita et Gestis Scanderbegi’ edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Dhe përveç ‘gazit’ të mos harrojmë edhe Erion Isain”; ka kthyer përgjigjen Kallau nën statusin e  deputetes Spiropali.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF