Çfarë ka në çantën 2100 dollarëshe të Xhensila Myrtezaj?!

 

Për vajzat që ende nuk janë bërë nëna; mbajeni mend! Kur të bëheni me fëmijë, harrojini sendet personale ne çantën tuaj, sepse hapësira e këtij aksesori do të jetë vetëm për të voglin tuaj.

Ja, përshembull këngëtares Xhensila Myrtezaj i kanë kërkuar nëse ka ndonjë buzëkuq në çantë, dhe gjejeni pak; çanta Dior e mami Xhesnilës kishte brenda vetëm sendet e Ajkës së vogël.

Këngëtarja ka postuar një video në instastory, teksa nxjerr një e nga një gjithçka ka në çantë, duke filluar që nga çuçot (biberonat), letra të lagura, bluzë për të voglën, napë, e deri tek panolina e kremrat e Ajkës, por asgjë që i përkiste Xhensilës.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë më 12 korrik të vitit 2018, teska mirëpritën në jetën e tyre vajzën Ajka.

Siç mund të kuptohet edhe nga ajo ç’ka mban Xhensila në çantë, që prej afro një viti prioritetet tashmë kanë ndryshuar.

Previous ArticleNext Article