Endri dhe Stefi Prifti, koncert bamirësie për familjet e prekura nga tërmeti në Korcë!!!

Familjeve të gjendura në vështirësi pas tërmetit të fortë dhe lëkundjeve që e pasuan në qytetin e Korcës, po u vijnë në ndihmë dhe artistët. “Të gjithë Për Korçën” është koncerti maratonë I organizuar nga vellezerit korcare Stefi dhe Endri Prifti për këtë qëllim në Korce në 13 qershor.

Biletat e eventit që do të mbledhë së bashku me dhjetëra artistë do të shkojnë për familjet që mbetën të pastreha në fshatin e Floqit, ndërsa do të zhvillohet edhe një fushatë sensibilizuese me qëllimin të mblidhen fonde vec të tjerash, edhe nga Diaspora.

184 ndertesa u rrënuan në Korce e Kolonjë nga tërmeti I fortë I fundjavës së kaluar. “ Të gjithë së bashku mund të bëjmë më të mirën“, ka shkruar Stefi në rrjetet sociale, “ artistët e thanë fjalën  e tyre“!!!!



Previous ArticleNext Article