KreuCelebrity

Ndahet nga jeta Edith Gonzalez, “Salomeja“ e serialit aq të dashur për shqiptarët!!

Ylli I telenovelave meksikane, Edith Gonzalez ka ndërruar jetë në moshën 54 vjecare; “Salomeja“ sic e njohin shqiptarët nuk arriti ta fitonte betejën me kancerin në vezore, që iu shfaq për herë të parë në 2016-tën. Ajo lë pas të shoqin Lorenzo Margain, dhe vajzën Constanza, 15 vjec.

Aktorja Leticia Calderon e konfirmoi lajmin e kësaj humbjeje tragjike. “ Edith, do të na mungosh tmerrësisht shumë“, ka shkruar ajo“!! Ndonëse emrin e bëri me telenovelat, kur studionte për aktrim, Edith ishte shumë  e tërhequr nga Dosstojevski, Cehovi e Leon Tolstoi. Sic pati rrëfyer dhe vetë, kishte marrë oferta për të interpretuar në filma në Shtetet e bashkuara, por jo aq te rëndësishme sa ta shtynin të zhvendosej atje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF