KreuStil Jetese

Për ditëlindjen e Ledionit, Lori ka vetëm 1 fjalë, por që është kaq DOMETHËNËSE

Ledion Liço feston sot ditëlindjen  e tij të 33-të dhe një urim në rrjetet sociale nuk mund të mungonte edhe nga kunatat e tij, Lori Hoxha.

Kjo e fundit ka publikuar në Instastory një foto të papublikuar të tyre, duke mos shkruar urimin e zakonshëm të ditëlindjes, por duke e komentuar foton me një fjalë kaq domethënëse: “Familje”.

Fotoja që duket të jetë shkrepur në gushtin e 2018-ës, në festën e organizuar nga Ledioni dhe Sara pak para ceremonisë së tyre të martesës mbajtur në Liqenin e Como-s në Itali.

Lori dhe Ledioni kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë miqësore dhe këtë e kanë treguar edhe përmes komenteve dhe urimeve që i kanë bërë vazhdimisht njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF