KreuCelebrity

Divorc “skandaloz“ në botën e showbizit: bashkëshortja i kërkon yllit të ekranit gjysmën e pasurisë!!

Aktori legjendar Robert De Niro dhe këngëtarja dhe aktorja Grace Hightower vendosën të divorcohen pas një martese që zgjati gati 20 vjet. Por procesi I divorcit nuk po rezulton dhe aq I lehtë për ta: arsyeja është se Grace, ka kërkuar gjysmën e pasurisë së yllit hollivudian.

Kur lidhën kurorë, Robert dhe Grace firmosën një marrëveshjeje paramartesore, e cila I lejon aktores të marrë një apartament prej 6 milionë dollarësh, të ardhura vjetore në nivelin 1 milionë dollarë dhe një cek prej 500.000 dollarësh. Por ajo nuk kënaqet me kaq, dhe kërkon gjysmën e të ardhurave të aktorit të famshëm që nga viti 2004 e deri më tani.

Për secilin prej tyre, kjo ishte martesa e dytë. Në 2015-tën, revista Forbes e vlerësoi pasurinë e Robert de Niros në nivelin e 200 milionë dollarëve. Por duke qenë se ai ka dhe shumë pasuri të paluajtshme që përfshijnë hotele e restorante, Bloomberg thotë se mund të shkojë edhe 1 miliardë dollarë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF