Dhimbja e nënës së “ Salome-s“ në përcjelljen e të bijës së ndjerë, ngjethi Meksikën e përtej!

Përcjellja e Edith Gonzales në banesën e fundit, është ngarkuar nga momente dramatike. Të pranishmit në ceremoni u tronditën nga fjalët e fundit të së ëmës për aktoren. Ofelia Fuentes nuk e mbajti dot veten; ajo ishte pushtuar nga dhimbja, dhe përsëriste vazhdimisht mes lotëve: “ Më iku vogëlushja ime“..

Edith kishte interpretuar në mjaft role televizive, por ai që e bëri më të njohur ishte seriali “ Salome“. Aktorja la pas vajzën adoleshente, Constanza dhe të shoqin, Lorenzo Lazo Margáin. Edith u diagnostikua në 2016-tën me kancer; sëmundja ishte në fazë të avansuar dhe pavarësisht ndërhyjeve kirurgjikale, ajo në fund, fatkeqesisht, nuk arriti ta fitonte këtë betejë.

 

 



 

Previous ArticleNext Article