KreuBordo Men

Shuhet regjizori i madh, frymëzimi i gjeneratave të tëra!!!

Nëse do të flitet për kinematografinë italiane, e më saktë, atë pjesë të saj që i kapërceu kufijtë e vendit duke lënë gjurmën e vet në memorien e të gjithë botës, do të jetë e vështirë të mos mendosh për Franco Zeffirellin. Regjizori i madh është shuar në moshën 96 vjecare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme filmash që janë kthyer në ikonë për brezat. Dy herë kandidat për Oskar, Zeffirelli u kthye në frymëzim sidomos pë rata që studionin dramaticitetin shekspirian.  Punoi me yje si Elizabeth Taylor e Judy Dench, ndërsa kujtohet mbi të gjitha për përshtatjen e bërë në 1968-tën Romeo dhe Xhuljetës, me aktorët Leonard Whiting dhe Olivia Hussey.

I biri i paligjshëm i një tregtari, nëna e tij i dha mbiemrin “ Zeffiretti“  ( puhiza të lehta) në certifikatën e lindjes, por punonjësit atje e shkruan gabim. Frymëzimin, ajo e kishte marrë nga një opera e Mozartit, dhe Zeffirelli vetë do të kthehej në një adhurues të madh te operës, e vuri në skenë më shumë se 120 të tilla gjatë karrierës së gjatë të tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF