Bota më në fund e pa portretin e Archie, djalit të Meghan dhe Harry!

 

Më 6 maj të këtij viti familja mbretërore britanike u shtua me një pjestar të ri, fëmijën e Princ Harry dhe Meghan Markle.


Prindërit e rinj e pagëzuan djalin me emrin Archie Harrison Mountbatten- Windsor.
Ndonëse që prej lindjes, Duka dhe Dukesha i Sussex nuk ka kishin njohur me portretin e plotë e të qartë të djalit, sot në Ditën e Baballarëve, bota u njoh me vogëlushin Archie.


Faqja zyrtare e familje së Sessexwve në rrjetin social instagram, ka postuar një foto të vogëlushit teksa qëndron në dorën e babi Harryt.


Majtas, Archie dhe djathtas, Harry i porsalindur!

”Gëzuar Ditën e Babait. U urojmë një ditë speciale në festën e parë si baba Dukës së Sessex”; shkruhet nën foton ku qartazi duket edhe portreti i Archie Harrison.


Menjëherë pas postimit të fotos, mijëra komente vërshuan duke uruar Harryn për Ditën e Baballarëve, si dhe komente që lidheshin me ngjashmërinë e vogëlushit!

Previous ArticleNext Article