KreuCelebrity

Dasmë në shtator, por për çiftin Jonida- Besnik nisin dilemat!

 

Jonida Vokshi pak javë më parë surprizoi jo pak teksa bëri publik lajmin se në shtator ajo dhe i fejuari Besnik Krapi do të celebrojnë dashurinë e tyre nëpërmjet një dasme madhështore që do të zhvillohet në muajin shtator.

“Panorama Plus” shkruan se dasma VIP do të organizohet në Tiranë dhe do të ketë shumë të ftuar. Por duket se çifti ka një dilemë, të cilën ende nuk e ka zgjidhur; vendbanimin.

Duke qenë si Jonida, ashtu edhe Besniku kanë krijuar karrierat përkatese në vendet e tyre, njëra në Tiranë e tjetri në Prishtinë; vendimi për të zgjedhur vendin se ku çifti do të shpërngulet do të jetë tejet i vështirë.

Vokshi vijon suksesshëm karrierën e saj si moderatore në Digitalb, ndërsa Krapi prej 9 vitesh ka kompaninë e produksionit të filmit, ku prodhon filma e dokumentarë.

Nëse Jonida do shkojë nuse në Kosovë, apo Besniku do vijë dhëndër në Tiranë; kjo dilemë pritet për t’u parë vetëm pas dasmës së çiftit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF