Gjysh për herë të parë; fotografi Fadil Berisha ndan imazhin e ëmbël me nipin!

Është fotografi më i njohur shqiptar, ndër të vetmit që ka arritur të krijojë një karrierë tejet të suksesshme jashtë Shqipërisë, në USA.

Por Fadil Berisha nuk e ka mbajtur famën e suksesin vetëm për vete, por e ka ‘shfrytëzuar’ në maksimum emrin e tij të mirë që ka krijuar, për të ndihmuar shqiptarët e talentuar që tentojnë të çajnë tregun ndërkombëtar.


Kësaj here festa e Ditës së Baballarëve, e ka gjetur Berishën me një status të ëmbël, e pikërisht atë të gjyshit.


Fotografi i njohur ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram një foto të bukur, teksa shfaqet me nipin në dore, duke uruar Festën e Babait.


“Dhurata më e mirë që mund të merrja nē Ditën e Baballarëve është të jem gjyshi i këtij vogëlushi. Gëzuar Ditën e Baballarëve të gjithë babave dhe gjyshërve”; ka shkruar gjyshi Fadili përpri fotos së ëmbël me nipin.

Previous ArticleNext Article