Motrat Bregu, foto që ka kaq shumë dashuri!

 

Nuk ka rëndësi sa larg janë, ku dhe si jetojnë; dashuria për motrën është dhe mbetet gjithmonë speciale.

 

Ndonëse ato i ndajnë  mijëra e qindra kilometra, sepse jetojnë larg njëra tjeteës, për motrat Majlinda, Ornela e Rovena Bregu largësia nuk është aspak arsye për të mos u bashkuar e kuvenduar ashtu siç vetëm motrat dinë.

Foto e postuar së fundmi në rrjetin social Instagram, nga politikania Majlinda rrëmbeu menjëherë mijëra pëlqime e dhjetra komente, teksa motrat Bregu shfaqen gjithë hare krah njëra tjetrës.

Zonjat e bukura të rrënjëve Bregu kanë gjetur kohën për t’ja kushtuar njëra tjetrës një mbrëmje, ndërsa në portretet e tyre lexohet qartazi lumturia përzier me mallin e dashurinë që ndajnë me njëra tjetrën.

Nuk mund të mos na përcjellin edhe ne kaq shumë dashuri kjo foto, e të kujtojmë se sa bukur është të kesh motër!

Previous ArticleNext Article