Çfarë e mërziti Meghan? Zbulohet e vërteta e videos që bëri xhiron e botës mes saj dhe Harry-t

Pak ditë më parë në internet ka qarkulluar një video e xhiruar mes Princ Harry dhe Meghan Markle gjatë paradës ‘Trooping the Colour’ më 8 qershor.

Në video, Meghan shihet t’i flasë diçka bashkëshortit të saj ndërsa ky i fundit i përgjigjet shkurt duke shkaktuar atë që u cilësua si mërzi te nëna e re.

Por duket se kjo siuatë e sikletshme nuk lidhet aspak me ndonjë problem në marrëdhënien mes çiftit por sepse në atë moment ka nisur të luhet himni kombëtar “Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën” dhe të gjithë duhet të marrin një qëndrim fisnik që i shkon për shtat momentit dhe eventit.



Ekspertët e leximit të buzëve kanë konfirmuar se Harry, në fakt i thotë Meghan-it: “Kthehu para”, duke shpjeguar kështu edhe video që prej 8 qershorit bëri xhiron e botës.

Previous ArticleNext Article