Cfarë po bën Meghan Markle për të humbur kilet e shtatzanisë?

Meghan Markle e ruajti në mënyrë të admirueshme elegancën e saj për pjesën më të madhe të shtatzanisëm, por nga fundi, natyra bëri të veten, dhe dukesha e hollë e Sussex-it I mori dhe ajo dise kile në plus. Sa ishin saktësisht?  Mësohet se Meghan shtoi ndërmet 11 dhe 15 kilogramë gjatë shtatzanisë.

Patjetër që ish aktorja, e cila duket qartë që kujdeset shumë për pamjen e saj, do të niste nga përpjekjet për tiu rikthyer formës së vet të mëparshme.

Megjithatë, duket ajo nuk po nxitohet shumë, dhe nuk I është drejtuar palestrës. Gjëja që po bën sidoqoftë ( dhe që e ka praktikuar edhe përpara) është yoga. Duket se për femrat që sapo kanë lindur, kjo është një mënyrë shume e mirë rikthimi në formë. Dhe kush mund t`I japë këshilla më të mirë se e ëma Doria, që është instruktore yoge!

Previous ArticleNext Article