KreuStil Jetese

Në daljen e fundit në publik, Kate na tregon elegancën e një kombinimi monokrom ( dhe ka bërë xing edhe me mbretëreshën)!!!

Kate Middleton është tashmë një udhërrëfyese stili. Ajo zor se gabon në zgjedhjet e saj, dhe dalja më e fundit në publik e dëshmoi këtë plotësisht ( përsëri)!!! Kate ishte e jashtëzakonshme me fustanin e mrekullueshëm bojëqielli model këmishë lart, kapelen me të njëjtën ngjyrë, e këpucët ngjyrë argjendi!

Dukesha e Kembrixhit praktikisht, u vu në krye të glamour-it ndërsa familja mbretërore u mblodh për ditën e parë të eventit Royal Ascot.  37 vjecarja kishte zgjedhur një veshje të krijuar nga Elie Saab, që ishte mishërim I elegancës, gërshetuar me thjeshtësinë dhe bukurinë.

Ngjyrën e e ëmbël bojëqielli kishte zgjedhur ndërkohë edhe mbretëresha Elisabetë. Është një ngjyre mjaft fisnike, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF