KreuCelebrity

Pesë muajshe shtatzënë; Arjana Fejzullahu poston foton e ëmbël!

 

Së shpejti çifti Ermal dhe Arjana Fejzullahu do të bëhen prindër për herë të katërt. Ndonëse mami në pritje nuk kishte postuar asnjë foto që t’i dallohej barku, sot në muajin e pestë të shtatzënisë, bukuroshja Fejzullahu postoi foton e parë me barkun e rrumbullakosur.

Familja prej pesë pjestarësh ndodhet me pushime dhe Arjana e veshur me një fustan të shkurtër të zi, teksa shtatzënia dallohet qartë që ka përparuar duket tejet e ëmbël.

“Tashmë në muajin e pestë. Kjo kohë po kalon shumë shpejt”; ka shkruar 33 vjeçarja nën foton e postuar ku duket një mami tejet fashioniste në pritjen e ëmbël.

Bebushi gjiinia e të cilit nuk është zbuluar ende, pritet të vijë në jetë në vjeshtë, për t’ju bashkuar vëllait Art e motrave Buna dhe Era.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF