KreuBordo Men

Albano Bogdo prezanton bjonden bukuroshe që i ka rrëmbyer zemrën!

Aktori i humorit, Albana Bogdo, nuk na dukej tip që shtrohet lehtë. Por përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në “Instagram“, humoristi që jemi mësuat ta shohim prej vitesh si pjesë të programit ‘Apartamenti 2XL’ ose ‘Duplex’, tregoi publikisht se cila është vajza bukuroshe që ka sot në krah, dhe cfarë vendi ka ajo në zemrën e tij. “ “Dashuria e jetës sime”,- ka shkruar Bogdo në krah të fotos, duke befasuar për faktin që përgjithësisht, ka parapëlqyer të mos tregojë shumë nga jeta  e tij private.

Por përderisa vendosi ta hedhë këtë hap, do të thotë se lidhja me bjonden simpatike është mjaft serioze.

Nuk kanë vonuar urimet e miqve dhe ndjekësve, të cilët e kanë pritur shumë mirë këtë kthesë në jetën e tij. Albano pat rrëfyer vetë disa kohë më parë se kishte pasur probleme me ankthin dhe alkolin, të cilat e cuan edhe drejt ndarjes me të fejuarën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF