KreuStil Jetese

VIDEO/ Momenti emocionues kur Albani dhe Miriami japin lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do të bëhen prindër për herë të dytë. Katër vite pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të quajtur Ameli, çifti i artistëve do të presin së shpejti një tjetër pjesëtar në familje.

Lajmi i gëzuar ka ardhur komplet surprizë mbrëmjen e së mërkurës së 19 qershorit, kur artisti vlonjat në mes të koncertit të tij mbajtur në Prishtinë ka zgjedhur të bëjë një dedikim të veçantë.

Pasi përfunduan së kënduari këngën e tyre të njohur “Dhurata” dedikuar të bijës Ameli, Albani mori fjalën duke thënë

“Kurse këtë këngë, dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe teksa iu afrua Miriamit duke prekur barkun e saj. Kaq ka mjaftuar që e gjithë salla e mbushur përplot të shpërthejë nga brohorimat e duartrokitjet.

SHIHNI VIDEO E MOMENTIN EMOCIONUES:

 

 

Albani do bëhet baba për herë të dytë?

A post shared by Emisioni n’ZOOM (@nzoom_) on

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF