KreuCelebrity

Djalë apo vajzë?  Rrëfimi i Miriamit!!!

Qe kur u mësua se pret një fëmijë të dytë, vëmendja është fokusuar tek cifti I kengetareve aq te dashur per publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj. Këngëtarja bërë disa rrëfime, lidhur me momentet e sikletshme të tremujorit të parë dhe sesi e mësuan që do të bëhen sërish prindër. Kjo ndodhi në Maldive, vendi ku qëndruan për ceremoninë e martesës.

“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh!”, ka thënë ajo. Të parit ia ka thënë Albanit, pastaj pohimi I radhës se tani, janë duke punuar pak me Amelin që të mos ndihet e anashkaluar nga mbërritja e vëllait ose motrës.

Meqë ra fjala, cfarë do të jetë, djalë apo vajzë? “ Akoma nuk e dimë as vetë cfarë do të jetë“, – tha Miriami për Mirage, “por nuk kemi preferencë! Nëse do të jetë vajzë do të bëhet shoqe për Amelinë, nëse do të jetë djalë do bëhet shok për babin e vet. Në të dyja rastet është shumë bukur”, shtoi ajo!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF