KreuCelebrity

Preket Fatma, surpriza e papritur në mes të emisionit përlot prezantuesen

Fatma Methasani është gjendur komplet e papërgatitur përballë surprizës që i kanë bërë në mes të emisionit të saj “Fun Day”.

5-vjetorin e emisionit, stafi i televizionit “IN Tv” kishte menduar t’ia uronte Fatmës përmes një videoje ku ishin përmbledhur disa nga momentet më të veçanta nga emisioni i cili nisi në vitin 2014.

Fatma u përlot teksa shikonte pamjet e vetes së saj 5 vite më parë, kur ishte e panjohur për publikun dhe emisioni i saj transmetohej asokohe në “MAD TV”  që më pas u kthye në “IN Tv”.

“Nuk më pëlqen ta shikoj veten. Mendoj se kam qenë shumë më e shëmtuar se ç’jam tani. Mos më tregoni kështu gjërash se qaj.”, tha Fatma e përlotur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF