Ajola Xoxa, super elegante në Butrint me fustanin në ngjyrën e konsideruar si të preferuar nga femrat e familjes mbretërore britanike!

Pas elegancës që shfaqi në dasmën e Gaz Pajës, me një jumpsuit në ngjyrë bojëqielli të ëmbël, të hapur në shpatulla, Ajola Xoxa ritheksoi preferencën për ngjyrën e konsideruar si “ e preferuara e femrave të familjeve mbretërore në Europë“.

Në garën e kuajve në Ascot, “mbretëroret“ britanike mbanin pikërisht këtë ngjyrë.

Edhe në Butrint, Ajola kishte zgjedhur një fustan të gjatë pikërisht në këtë ngjyrë, njëtrajtshmëria e të cilit “thyhej“ nga dy shirita të gjatë të zinj, që kapeshin në formë fjongoje mbi shpatull, e që ishin kom binuar mjaft këndshëm më cantën e dorës!

Edhe kapja e flokëve dukej sikur I përshtatej shumë ambjentit antik. Xoxa ishte në Butrint mes disa figurash të rëndësishme të politikës, medias e artiti për të ndjekur koncertin e Karla Brunit.

Previous ArticleNext Article