KreuBordo Men

Dashuri prindërore: babai bën tatuazh shenjën në gjoks si ajo e djalit të tij të vogël, të operuar nga zemra!!!

Fotoja është prekëse dhe flet vetë: një baba I përkushtuar, që shtrëngon me dashuri pas vetes djalin e tij 6 vjecar; që të dy kane shenja në gjoks vetëm se babai, Martin Watts, ka zgjedhur ta bëjë vetë tatuazh në mënyrë që djali I tij, Joey, të mos ndihet keq për shenjën e vet, pasojë e një operacioni të vështirë në zemër.

Mjekët ndërhynë për ti hapur Joey-t aortën e bllokuar, dhe fatkeqësisht, të njëjtin problem ka dhe vëllai i vogël I tij, Harley.

Rasti tërhoqi vëmendjen e mediave britanike, por edhe të publikut që nuk është kursyer në “like“ për foton, dhe sigurisht, gjestin e këtij babai të dhembshur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF