KreuCelebrity

Dy javë pas ndarjes, Bradley dhe Irina janë gati për të takuar njerëz të rinj!

Ndonëse lajmi i ndarjes së tyre shokoi miliona fansa të cilët donin ta shihnin çiftin bashkë.


Por duket se Bradley Cooper dhe Irina Shayk e kanë lënë pas historinë e tyre të dashurisë dhe kanë vendosur të mbeten miq për hir të vajzës Lea.


Është e qartë që nuk ka më asnjë mundësi që ata të kthehen sërish bashkë, madje duket se si modelja ashtu edhe aktori janë që tani gati për të takuar njerëz të rinj.

“Ata duan të dalin në takime, dhe nuk do jenë të turpshëm për të takuar njerëz apo kur t’i mundësohen njohje nga miqtë. Ata po mbyllin një kapitull të gjatë të jetës së tyre, por janë gati të shohin çfarë i ka rezervuar tjetri.”- ka treguar një burim pranë dyshes për mediat e huaja.


Momentalisht, Irina po jeton në shtëpi në LA me Bradleyn, për hir të një ndryshimi të ngadaltë për vajzën e tyre dy vjeçare, Lea De Seine.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF