Është koha e Dua Lipa-s! Artistja thyen një rekord të ri!

 

Në jetën e saj sentimantale punët nuk janë fort të qarta, ama karriera e shqiptares Dua Lipa duket se vijon të jetë në ditët e saj më të mira.

Rekord pas rekordi po thyen artistja nga Prishtina.

Ne muajin Shkurt Dua fitoi radhazi dy çmime Grammy, duke u kthyer kështu në e para artiste që merr dy çmime Grammy në një moshë aq të re.

Ndërsa është duke punuar për albumin e saj më të ri, 24-vjeçarja ka thyer një rekord të ri.

Dua është e para femër në histori që ka tre këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify.

Artistja e arriti këtë rekord me këngët; “New rules”, “One kiss”, “IDGAF”.

 

 

Previous ArticleNext Article