KreuStil Jetese

Me një fustan të thjeshtë, por super elegant, Amal Clooney konfirmoi tendencën e verës!

Barak Obama, e shoqja dhe dy vajzat po kalojnë ca kohë në shoqërinë e George dhe Amal Clooney, në Como të Italisë. Lajmi u përhapr me shpejtësi në mediat e huaja, syrit të të cilave nuk I shpëtoi as një detaj që lidhej me bashkëshorten e aktorit të njohur: veshja e saj, një fustan deri ne fund të këmbëve, elegant por edhe I thjeshtë, në ngjyrën e verës, portokalli me lule ngjyrë vjollcë!

Fustani Gucci I Amalit ( që kushton rreth 6.000 paundë), kontrastonte thellë me veshjen e Michele-s: bluzë e bardhë me pantallona të zeza. Megjithatë ne e dimë tashmë se dhe ish zonja e parë e Amerikës  ka shumë shije, dhe veshjet e saj formale gjatë presidencës së të shoqit, kanë marrë gjithmonë shumë lavdërime!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF