Stilistja me famë botërore e pranon se ka veshur rroba të përdorura!!!

Stella McCartney , e bija e Paul McCartney-t, është sot një stiliste e njohur dhe e vlerësuar në mbarë botën. Dhe vjen nga një familje në gjendje shumë të mirë.

Por ajo ka rrëfyer së fundi, se kur ka qenë fëmijë, nuk ka pasur shumë para nëpër duar. Prindërit e saj pasanikë nuk I jepnin dhe aq para në dorë. Miq të ciftit thonë se Paul dhe Linda mendonin se kështu, do tua bënin fëmijëve të tyre sa më normale që të ishte e mundur fëmijërinë.

Ndaj Stella thotë se shkonte dhe blinte rroba të përdorura.

Dhe për këtë, stilistja jo vetëm që nuk është e mërzitur, por ka edhe një këshillë: ajo I inkurajon fëmijët të marrin me qira apo blejnë rroba të tilla, sepse I bën të mendojnë për kombinimet e mundshme, e jo të kërkojnë t`I gjejnë gjithmonë gati!

Stella McCartney
Previous ArticleNext Article