Sylvester Stallone vendos çmim për një foto me të; 489 paund!

Nuk e dimë se da fansa të Sylvester Stallone jeni, por dimë që fansat e tij janë mërzitur dhe zhgënjyer shumë nga ‘ligji’ më i ri që aktori ka nxjerrë për ata që thjesht duan të bëjnë një foto me të.


Për disa javë Stallone do të nisë një tur promovues të filmit të tij më të ri “Rambo, last blood” dhe hyrja në sallat ku do të bëhet ky event nuk është aspak e lirë.


Gjatë eventit të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin intervista ‘live’ të 72 vjeçarit, të hanë tre vakte si dhe të dëgjojnë histori të pathëna më parë nga aktori!


Sigurisht që e gjitha kjo e ka një kosto që shkon deri në 325 paund personi. Ah, nëse të pranishmit duan të bëjnë një foto me aktorin, atëherë pagesa shkon në 849 paund.

Sigurisht kjo mënyrë promovimi i ka mëzitur shumë fansat, pasi i është dukur e tepërt.

Previous ArticleNext Article