Aktorja e njohur lë të dashurin 20 vjet më të vogël: “ Kishte dy vjet që më tradhëtonte“!!

Mendonte se kishte gjetur shpirtin binjak, por Pamela Anderson ishte gabuar, dhe këtë e pranoi publikisht. Marrëdhënia e aktores së famshme të ‘Baywatch’ ka marrë fund, dhe shkak sipas 51 vjecares, kanë qenë tradhëtitë e Adil Ram-it, të cilat ajo nuk I kishte kuptuar.

Lidhja e tyre kishte nisur në 2017-tën, por ai gjatë gjithë kohës, sipas saj, nuk kishte qenë besnik, e madje e akuzon edhe për episode dhune. Përmes një postimi në Instagram, ajo lëshoi akuza të forta në drejtim të ish të dashurit.

“Është e vështirë ta pranoj! Më shumë se dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Më ka mashtruar, më ka bërë të besoj se po përjetonim një ‘dashuri të vërtetë’. Jam e shkatërruar që kur mësova se ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Si është e mundur të kontrollosh zemrat dhe mendjet e dy grave në këtë mënyrë? (Jam e sigurt që ishin më shumë se dy). Ai është një monstër! Si është e mundur që unë kam ndihmuar aq shumë njerëz dhe nuk isha e zgjuar mjaftueshëm të ndihmoja veten time?” – ka shkruar Pamela.

 

Previous ArticleNext Article