KreuCelebrity

Momenti emocionues kur Albani shoqëron në mbrëmjen e minimaturës Joelle!

Nëse ka një frikë që baballarët e vajzave kanë (por ndoshta nuk e shprehin) është se ajo po rritet e shumë shpejt do të jetë një tjetër mashkull që do t’ja rrëmbejë babit princeshën e tij.


Edhe Alban Dudushi e ka shprehur në intervista të ndryshme se ndonjëherë edhe ai e ndjen këtë frikë, gjithsesi është ende shpejt që Joelle ta bëjë atë hap, e deri atëherë ajo është vetëm e babit.


Bukuroshja e babi Albanit ka përmbyllur ciklin 9 vjeçar të shkollës dhe siç e do tradita, shkolla ke festuar duke organizuar mbrëmbjen e minimaturës.
Dhe e dini cili ishte shoqëruesi i Joelle?! Babi Albani!


Ka qenë partnerja e Dudushit, Bieta Sulo që ka ndarë me ndjekësit në instagram momentin e ëmbël e tejet emocionues teksa Dudushi shoqëron në mbrëmjen e minimaturës të bijën.

Ajo, një zonjushë e bukur e veshur elegante me një fustan të ngushtë saten, ndërsa në krah kishte partnerin kavalier i veshur me xhinse dhe xhaketë blu; me siguri kjo dyshe ka rrëmbyer jo pak vëmendjen e të pranishmëve.

Ndërsa ne vëmë bast se Albani po mendon se ndoshta në Mbrëmjen e Maturës, kur Joelle të jetë 18 vjeç, nuk do të jetë ai shoqëruesi… gjithsesi deri atëherë ka kohë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF